A do rifutemi në karantinim? Ministrja Manastirliu zbulon se ç’na pret

ogerta-manastirliu-770x429.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Open”, ku ka shuar zërat për rikthim në izolim. Manastirliu qetësoi qytetarët duke theksuar se Shqipëria nuk do të kthehet mbrapa, ndërsa ka bërë thirrje për zbatimin e masave .

“Shqipëria nuk do kthehet mbrapa, por diçka i kërkojmë publikut. Të zbatojë masat. Çelësi për të vijuar në normalitetin e ri janë masat që duhet të zbatojmë. Të mbahen maskat. Distancimi social që duhet të jetë element i futur në kulturën e përditshme, larja e duarve, kollitja… Këto janë masa të thjeshta. Nëse i zbatojmë s’do kemi përhapje të covid”, tha Manastirliu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303