Lajmi se Elizabeth Gutierrez dhe William Levy i kanë dhënë fund martesës së tyre ka bërë xhiron e mediave të gjithë botës.
Çifti i famshëm ka shtuar dyshimet se mund të ishin ndarë pasi prej kohësh nuk frekuentonin më të njëjtat evenimente dhe nuk kishin postuar asnjë foto së bashku prej muajsh.
Madje, mediat latine kanë shkruar se situata mes tyre është e tensionuar dhe se nuk jetojnë më bashkë. Si gjithmonë, ata kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje dhe të mos u përgjigjen publikisht këtyre lajmeve.
Mirëpo, postimi i fundit i Elizabeth u dha fund këtyre dyshimeve sërish. Disa orë më parë, aktorja ka postuar një foto me bashkëshortin dhe me tre miqtë e tyre duke shkruar: “Ka kaluar një javë… Më mungon Lala Land dhe më mungoni ju”.
Në foto, William dhe Elizabeth shfaqen të qeshur, të përqafuar dhe më të lumtur se kurrë, kështu që nuk ka më vend për dyshime!
/real-news.tv/
View this post on InstagramHas it been a week already…. missing Lala land and missing you guys!!! ?

