A janë bashkë Demet Ozdemir dhe Can Yaman?

Mashkulli më i bukur në Turqi për vitin 2018, Can Yaman, i cili është me origjinë shqiptare ka korrur sukses në kinematografinë botërore.

Gjatë xhirimeve të filmit turk “Zog i hershëm” ku Can ishte protagonist së bashku me aktoren Demet Ozdemir u përfol për një lidhje të mundshme dashurie midis të dyve.

Aktori së fundmi ka shkuar në Itali për të takuar fansat, por mesa duket ka gjetur kohën edhe për njohje të reja.

Një modele italiane që cilësohet si më e bukura në Naples ka thënë për një revistë italiane se është njohur me Xhanin gjatë pushimeve.

Mirëpo ajo i ka nxjerrë një sekret aktorit duke thënë se ai dhe Demet Ozdemir e cila njihet si “Sanem”, nuk janë në një lidhje dhe këtë i ka thënë vetë ai.

Ne u takuam gjatë pushimeve dhe kaluam vërtet mirë me njëri-tjetrin. Can madje më ftoi në Stamboll. Dhe jo, ai dhe Demet Ozdemir nuk janë bashkë! Këtë ma ka thënë ai vetë”, u shpreh modelja.

/real-news.tv/