Një ngjarje e rëndë ndodhur pak para mesnatës në Çermë të Lushnjes, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë mbeti i vdekur një 27-vjeçar që ishte duke udhëtuar me një motomjet, në momentin që u përplas nga një makinë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flágrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplásur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pásojë e përplásjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën pènale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

