Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Ka mbetur i plagosur këmbësori rreth 50 vjeç.
Menjëherë pas aksidentit 50-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

