TË FUNDIT

Aksident i rëndë, mjeti kthehet përmbys, makina tjetër bëhet copa, ka të plagosur…

Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Levan-Tepelenë. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital.

Aksidenti ka qenë mjaft i fuqishëm, sa mjeti bujqësor zetor është  kthyer përmbys, ndërkohë që dhe mjeti tjetër tip BMW ka pësuar dëme të shumta.

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë ambulanca për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit, ndërkohë që po hetohet lidhur me shkaqet e këtij aksidenti.

Përplasja mes mjeteve ka krijuar trafik dhe vështirësi në qarkullim, për shkak se ky është një aks me ngarkesë të madhe makinash, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, ku shumë qytetarë zgjedhin jugun për të pushuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat