Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

