Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, ka të plagosur…

Një aksident ka ndodhur rreth mesnatës në Bulevardin Ismail Qemali në Vlorë, ku si pasojë e shpejtësisë së lartë janë përplasur dy automjete, një Benz dhe një Nisan.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 3 persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer, te cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se të tre personat e lënduar kanë marrë plagë në gjymtyrë, trup si dhe të çara në fytyrë por janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende identinteti i personave të përfshirë në këtë aksident, ndërsa policia ka kryer dhe verifikimet e rastit.