fbpx

Aksident i rëndë, plagosen 2 të mitur, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën e Rinasit në Tiranë. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy të mitur 15 dhe 13 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet  një 15 vjeçar dhe  një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.