Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën aktivisti i Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.
Ai njofton se Albert Krasniqi, sot do të duhej të niste punën si këshilltar i tij, por fatkeqësisht nuk shkoi dot në punë.
Njoftimi i plotë i Krasniqit:
ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.
Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.
Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.
Lamtumirë shoku ynë,
Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!

