TË FUNDIT

Aktorët e ”Game of Thrones” në premierën e sezonit të fundit

HBO organizoi premierën e sezonin të tetë dhe të fundit të serialit ”Game of Thrones” mbrëmjen e së mërkurës në New York City.

Yjet e shfaqjes kaluan në tapetin e kuq për të festuar episodin e fundit, i cili pritet të shfaqet për publikun më 14 prill .

Gati të gjithë aktorët që janë në sezonin e tetë, por gjithashtu edhe aktorët që kanë qenë pjesë ne sezonet e kaluara ishin në këtë festë. Aktorët, tejet elegant, u takuan me njëri-tjetrin duke festuar përfundimin e këtij seriali, i cili ka nisur sezonin e tij të parë në vitin 2011.

Në premierën e sezonit të fundit të serialit u vu re mungesa e Lena Headey, e cila luan rolin e Cersei Lannister.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, aktorja kërkoi ndjesë për mungesën në premierën e sezonit 8 të serialit, duke thënë se nuk mund të merrte pjesë për arsye shëndetësore.

Në sezonin e fundit të serialit pritet të shfaqen 6 episode, të cilat do të dalin çdo javë nga një episod, duke nisur prej 14 prillit deri në mes të muajit maj./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat