Aktorët katandisen për çapën e bukës

Artistet e Teatrit Kombëtar punojnë në kushte mbijetese. Edhe pse angazhohen për të realizuar role të vështira shpërblimi i tyre mbetet ai shpirtëror që jepet nga shikuesit, ndërsa paga mbetet në nivele të ulëta.

Aktori Neritan Liçaj thotë se artistët janë të ndarë në 3 kategori përsa i përket pagesës, por që sipas tij kategorizimi i bërë është mbi baza politike.

Pagesa në Teatrin Kombëtar është në bazë të kategorisë“, shprehet Liçaj për Ora News.

Eliminimi i dietave dhe shpërblimeve për shfaqjet në shtete të tjera apo për rikthimin në skenë të së njëjtës vepër kthehet në një tjetër barrë.

Na janë hequr krejt shpërblimet nga qeveria edhe dietat. Në shkojmë për punë të shtetit jashtë dhe nuk kemi dieta“, thotë Liçaj.

Komuniteti i artisteve duket se është ne kolaps nga këto diferencime. “E kanë katandisur artistin për çapën e bukës“, përfundon aktori./real-news.tv/