fbpx

Aktori flet për herë të parë si e përballoi divorcin nga Miley Cyrus

Aktori i famshëm Liam Hemsworth tregoi se si e përballoi divorcin nga ish-gruaja e tij Miley Cyrus.

Liam foli për Men’s Health Australia dhe tha se ardhja në formë për thrillerin “Most Dangerous Game” e shpërqëndroi nga problemet personale.

“Këto gjashtë muajt e fundit, të them të drejtën, më kanë mbajtur të balancuar dhe me kokën drejt vetëm ushtrimet fizike,” u shpreh ai.

Aktori punësoi Jason Walsh si trajner personal. Walsh nga ana tjetër, mendon se meritat për fizikun e jashtëzakonshëm të Liam i takojnë lumturisë që zbuloi së fundi.

“Trupi i tij reagon shumë mirë kur nuk ka probleme personale,” tha Walsh për revistën. “U bë kohë pa e parë kaq të lumtur. Përfituam nga ky fakt.”

Me sa duket divorci paska pasur edhe disa anë pozitive, kush nuk do ta donte një trup të tillë?