TË FUNDIT

Akuza për tradhti por J.Lo dhe Alex shijojnë pushimet

Duket se këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez është në qendër të mediave rozë këto kohë..

Pas lajmeve në lidhje me fejesën, propozimin romantik që i dashuri i saj i bëri, unazën me çmimin marramendës që Alex i dhuroi, duket se dikush dëshiron t’i prishë lumturinë J.Lo.

Kur nuk kaluan as 24 orë pas lajmit të fejesës, mediat rozë raportuan se Alex e tradhton këngëtaren.

Ish ylli i bejsbollit Jose Canseco me anë të një postimi në Twitter e ka akuzuar ish-yllin e Yankee Alex Rodriguez për mashtrim ndaj të fejuarës së tij.

’Alex Rodriguez e tradhton yllin e muzikës pop me ish gruan e tij e Canseco Jessica’ është shprehur Jose Canseco.

Por, duket se këto fjalë nuk e shqetësojnë aspak J.Lo e cila së bashku me të dashurin e saj po shijojnë pushimet në Majami.

Por siç duket nga fotot e mëposhtme çifti po vazhdon pushimet shumë të qetë, ndërsa shijonin plazhin, frutat dhe bisedonin me njëri-tjetrin.

Në fotot e publikuara me sjelljen e tyre çifti na lë të kuptojmë se nuk ka ndodhur asgjë dhe ishin shumë të pashqetësuar./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat