Akuzohet Kate Middleton për ndërhyrje kirurgjikale

Ditët e fundit, as Dukesha Kate Middleton nuk ka shpëtuar nga lajmet për ndërhyrjet plastike në fytyrë. Gjithçka nisi pasi një mjek britanik e vuri në qendër të vëmendjes Kate-n duke e shënjestruar edhe atë në listën e personazheve që ka bërë një “baby botox”.

Në të vërtetë, duke reklamuar klinikën e tij, mjeku postoi në Instagram një bashkim fotosh të Kate, me gjasë para dhe pas botox-it. Kuptohet, në të parën rrudhat dukeshin më të theksuara, ndërsa në tjetrën jo.

Por menjëherë pas këtij postimi, reagoi Pallati Mbretëror, duke mohuar në mënyrë kategorike këtë shpifje që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën. Sipas njoftimit, Kate dhe familja mbretërore nuk janë aspak në mbështetje të këtyre ndërhyrjeve, kështu që këto lloj shpifjesh duhet të marrin fund.

I menjëhershëm qe edhe reagimi i klinikës, e cila e fshiu postimin që i dedikohej Dukeshës. Më herët, klinika nuk pranoi të thoshte se Kate ka qenë paciente e tyre, me arsyetimin për të ruajtur privatësinë e klientëve të tyre.

Megjithatë, postimi u zhduk pas pak minutash nga faqja e tyre.