fbpx

Albi Nako ‘zgjedh’ balerinën kolumbiane

640-0-5ad22942c270b-1-e1562342136656.jpg

Ata janë përfolur gjatë për një romancë mes tyre, e cila sipas burimeve ka marrë fund ende pa u bërë publike nga personazhet e famshëm të “showbiz”-it. Bëhet fjalë për koreografin Albi Nako dhe balerinën Alba Hoxha, të cilët duket se pas kësaj ‘ndarjeje’ edhe postet e tyre në “Klan” TV kanë ndryshuar.

Albi Nako prezantoi kastën e tij të balerinëve për sezonin e ri të spektaklit “Dance with Me” dhe menjëherë u vu re mungesa e Albës. Në krye qëndronte balerina me origjinë kolumbiane, Rosalinda Nocito, që duket se do të spikasë këtë sezon.

Nga ana tjetër, Alba Hoxha ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale se përveç prezantimit të motit, i është besuar një detyrë e rëndësishme në emisionin “Stop” si koreografe e velinave.

Pak kohë më parë çifti i supozuar i balerinëve, Albi Nako dhe Alba Hoxha, sipas zërave që qarkulluan në mediaT rozë, i dhanë fund lidhjes së tyre ende pa e bërë publike. Shkak për këtë u tha të ishin prindërit e balerinës, që nuk përshtateshin me këtë lidhje, me një diferencë të theksuar moshe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303