21.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ambasada Amerikane jep lajmin, ja ç’ka ndodhur sot

spot_img

Ambasada Amerikanë në Tiranë me anë të një njoftimi ka bërë me dije se u festua ditëlindja e 245-të të Korpusit të Marinsave me të njëjtin solemnitet dhe gëzim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim iu bashkua Marinsave në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës për ceremoninë e prerjes së tortës.

Njoftimi i ambasadës:

Edhe pse nuk kishim mundësi të organizonim ballon e marinsave këtë vit, ne festuam ditëlindjen e 245-të të Korpusit të Marinsave me të njëjtin solemnitet dhe gëzim. Ambasadorja Yuri Kim iu bashkua Marinsave në Kopshtin e Trëndafilave të Ambasadës për ceremoninë e prerjes së tortës dhe “mundësinë për të nderuar burrat dhe gratë e forcës sonë më legjendare luftarake”. Duke iu drejtuar Marinsave, Ambasadorja Kim tha se “ju jeni forca e vijës së parë që na mbron … ju jeni miqtë dhe kolegët besnikë me të cilët ne përfaqësojmë me krenari vendin tonë … Ju jeni më të mirët dhe më trimat që Amerika ka për të ofruar, dhe të gjithë ne jemi krenarë që ju bashkohemi në festimin e sotëm në nderin tuaj. Gëzuar ditëlindjen, marinsa! Gjithnjë besnikë!”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat