Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton me anë të një statusi në rrjetin social Facebook se DASH ka pezulluar shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020.
Postimi i plotë:
Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash. Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu 👉 https://bit.ly/3cE8BSB
Për më shumë informacion mbi shërbimet për qytetarët amerikanë, klikoni këtu 👉 https://bit.ly/2yDE9t6

