“Afati për aplikim është deri në 31 dhjetor”. Kështu ka njoftuar Ambasada amerikane studentët shqiptarë që duan të aplikojnë për programin e studimit Global UGRAD.
Sipas njoftimit, “afati për të aplikuar në programin Global UGRAD është 31 dhjetor. Nxitoni! Nëse jeni studentë në nivelin e parë të studimeve, të gatshëm për të sfiduar veten dhe të eksploroni shoqërinë, kulturën, jetën akademike në ShBA dhe të takoni njerëz nga e gjithë bota, aplikoni që sot.
Zbuloni më shumë për këtë bursë studimi për një semester në Shtetet e Bashkuara për studentë të nivelit universitar: https://goo.gl/VEA4sX


