Ambasada nxjerr videon: Plotësojeni vetë Lotarinë Amerikane, s’keni pse të paguani njeri!

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë porosinë e radhës për aplikantët e Lotarisë amerikane DV-2020.

“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”, njofton sot ambasada.