Rreth një muaj më parë këngëtarja Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e quajti Victoria Kelis Conno, shkurt Tori.
Anjeza ka publikuar për herë të parë një portret familjar me të shoqin dhe vajzën.
Në foton e publikuar në Instastory ajo shihet me vogëlushen në krahë, pranë të shoqit.
Anjeza dhe diplomati anglez Paul Edward Conolly, u martuan në vitin 2015, në një ceremoni intime në Toskanë të Italisë.
Pas martesës çifti u zhvendos në Angli, ku dhe jetojnë aktualisht./real-news.tv/


