Anulohet zyrtarisht panairi i librit për këtë vit!

thumbs_b_c_1c1b581b5f09945023a45b7c044b837f.jpg

Edicioni i 23-të i panairit të librit, që organizohet çdo vit në kryeqytet, është anuluar zyrtarisht. Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë të ditur se panairi është anuluar si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19. Në deklaratën e Shoqatës thuhet se ata kanë bërë çdo përpjekje për ta organizuar, por kanë marrë një përgjigje negative nga Ministria e Shëndetësisë, sepse panairi përbën rrezikshmëri të lartë për përhapjen e virusit.

Panairi i 23-të i librit pritej të mbahej nga data 12-15 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Deklarata e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë

Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,

ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, është negative, për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.

Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,

Grupi organizator

 

REAL NEWS 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303