fbpx

Ariana Grande e kishte ëndërr të takohej me këtë aktor

ariana-grande-marcus-hyde-1024x726.jpg

Ariana Grande ka shprehur emocionet e saj të para në llogarinë në ‘Instagram’ lidhur me pjesëmarrjen në sezonin e ri të shfaqjes me zhanër komedi dhe dramë të quajtur ‘Kidding’. Kjo shfaqje ka si aktor kryesor Jim Carrey dhe të gjithë e dinë se këngëtarja është një ndër fanset më të mëdha të tij. Ajo publikoi një foto teksa përqafohej me Carrey dhe krah saj shprehte mirënjohjen ndaj aktorit për këtë moment special.

“Pa fjalë. Nuk kam fjalë për këtë moment. Jam mirënjohëse për eksperiencën më speciale të jetës sime”, ka shkruar Ariana në postimin e saj më të fundit. Nuk dihet ende një datë se kur do të shfaqet komedia ku pjesë e kastit do të jetë dhe Grande, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë produksioni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303