Arrestohet aktorja e njohur amerikane

felicity-huffman-arrest.jpg

Felicity Huffman, aktorja e serialit shumë të ndjekur edhe në vendin tonë ‘Shtëpiake të dëshpëruar’ është arrestuar.

Është mësuar se aktorja ka paguar 15 000 dollarë ryshfet për të regjistruar vajzën e saj në një nga kolegjet më të njohura në Amerikë.

Aktorja është arrestuar nga agjentët e FBI-së. Agjentët e armatosur e arrestuan aktoren në shtëpinë e saj,  ku ndodheshin edhe familjarët e saj.

Një burim pranë familje i tha TMZ se FBI e arrestoi aktoren si të ishte një kriminele.

Felicity e dinte se po hetohej nga FBI në lidhje me ryshfetin e paguar, por nuk e priste të arrestohej e q më tepër në atë mënyrë.

Aktorja u arrestua mëngjesin e ditës së martë. 7 agjentë të FBI-së u shfaqën në derën e saj, të armatosur,  në orën 7 të mëngjesit.

Aktorja i ka thënë policisë se ajo kishte menduar të dorëzohej vetë në polici.

Ditën e sotme ajo është liruar me kusht, pasi bashkëshorti i saj pagoi lirimin me kusht.

Nën këtë akuzë është dhe një tjetër yll i Hollywood , Lori Loughlin e njohur për rolin e saj në ‘Full House’./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303