fbpx

Arrestohet këngëtari i famshëm grek, policia i gjen…

uXdaBoaOjWc6fqpc27Lj.jpg

Jo pak i njohur për shqiptarët emri i këngëtari të njohur grek, Notis Sfakianakis, bëhet me dije se është arrestuar mbrëmjen e djeshme në periferi të Athinës, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë.

Sipas mediave greke arrestimi i artistit u bë rreth orës 20:00, kur policia gjatë kontrolleve për masat anti covid ndaloi rastësisht një makinë luksoze, pa e ditur që ishte këngëtari.

“Unë i kam për sigurinë time,” mësohet se i ka thënë Notis Sfakianakis, i cili është treguar plotësisht bashkëpunues me policinë.

Ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë Argyroupoli – Elliniko, ku u zbulua se armën që zotëronte e kishte pa leje.

Kujtojmë se 2 vite më parë, Notis vizitoi edhe Shqipërinë, pasi mbajti njnë koncert në kryeyqtet në Pallatin e Kongreseve

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303