3 orë pas mbylljes, është rihapur sërish pika kufitare e Kapshticës, pas marrëveshjes mes palës shqiptare dhe asaj greke. Pika kufitare do të qëndrojë hapur deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme.
Raportohet se qytetarët pas këtij vendimi janë dyndyr drejt sporteleve për të kaluar sa më parë teksa burime për mediat bëjnë më dije se do të lejohen vetëm automjetet dhe jo autobusat.
Ndonëse për këto orë tensioni dhe ankthi i qytetarëve do të marrë fund, nga nesër të gjithë ata që do të kalojnë në shtetin fqinj, do të duhet t’u nënshtrohen rregullave të reja.
Pika kufitare e Kapshticës u mbyll rreth 3 orë më parë, për shkak të plotësimit të kuotës prej 300 personash kalim në një ditë drejt Greqisë.

