TË FUNDIT

Arta Dade, Ramës: Vëri gishtin kokës, nuk ta ka fajin…

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, në emisionin “Kjo Javë”, në News24, akuzoi Ramën si përgjegjësin për mos marrjen e vendimit pozitiv për hapjen e negociatave.

Ajo tha se Rama duhet t’i vërë gishtin kokës.

“Nuk është qasja e duhur në mënyrë të veçantë për një kryeministër, pasi ky duhet të jetë një moment reflektimi. Asnjëherë kur ka dështime, unë nuk kam vënë re as te kryeministri edhe as te politikanë të tjerë të mazhorancës që të vënë gishtin ndaj vetes. Nuk besoj se problemet që ka vetë BE do ta pengonin Zvicrën, Norvegjinë apo Islandën për t’u anëtarësuar. Duhet ta shohim gjithçka brenda vetes sot. A i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Shqipërisë nuk i ka munguar mbështetja e partnerëve tanë, nuk ka dashakeqësi.

Lufta kundër korrupsionit a ka dhënë rezultate, apo korrupsioni ka vajtur në të gjitha nivelet. Më lejoni të kujtoj aferën e madhe korruptive, për të cilën nuk kemi asnjë përgjegjësi, 1 km rrugë të kushtojë 20 mln euro. Ka një rënie nga të gjitha nivelet, kemi rënie të biznesit, të përthithjes së investimeve të huaja.

Nuk dua të komentoj fare individët që përfaqësojnë mazhorancën, pasi qeveria si do që të jetë në punën e saj, ka diçka për të përmirësuar.

Kur vendet e BE binden që ka progres dhe rezultate të prekshme në luftën kundër krimit, korrupsionit, në reformat e brendshme, hapin negociatat. Nuk është përgjegjës Macron për shqiptarët, që kanë vajtur e kërkojnë azil atje”, tha ajo.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat