Një ngjarje e rëndë ndodhi 2 ditë më parë në Kryeqytet ku një atentat me tritol u bë ndaj 51-vjeçarit Preng Gjini i cili mbeti i plagosur.
Gjini ka folur nga spitali i Traumës ku është i shtruar si pasojë e dëmtimeve të marra. Ai ka treguar para oficerëve itinerarin e lëvizjes ditën e atentatit dhe se ka qenë në Tiranë dhe ka lëvizur në disa rrugë.
Preng Gjini ka treguar lokalet ku është ulur dhe ka kryer takime, ndërsa ka pohuar se nuk asnjë hasmëri, apo konflikt me të tjerë.
“Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kamë vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi me të kam marrëdhënie të mira”, ka qenë deklarata e Preng Gjinit para oficerëve të policisë nga shtrati i spitalit ku qëndron i shtruar dhe jashtë rreziku për jetën.

