TË FUNDIT

Australi/ Tre të vdekur dhe mijëra të evakuuar nga zjarret

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë për shkak të zjarrit në Australi.

Të dielën, në ditën e tretë të gjendjes emergjente të shpallur prej zjarrit, më shumë se 100 vatra flakësh janë ende duke u djegur në New South Wales dhe Queensland.

Kryeministri australian, Scott Morrison, deklaroi se ushtria mund të thirret për të mbështetur 1 mijë e 300 zjarrfikës që po punojnë në dy shtetet më të rrezikuara nga zjarret.

Qindra civilë gjithashtu kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar në zonat e prekura.

Në Queensland, mijëra njerëz kaluan natën në qendrat e evakuimit, ndërsa zyrtarët vlerësuan nëse ishte e sigurt për ta që të ktheheshin në shtëpi. Zyrtarët kanë konfirmuar se më shumë se 150 shtëpi janë shkatërruar.

Edhe pse gjatë natës së të shtunës ishte një mot i freskët, ekziston frika që temperaturat e larta, lagështia e ulët dhe erërat e forta që parashikohen nga mesi i javës do të nxisin zjarre të mëtejshme./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat