fbpx

Basha publikon videon e fortë: Kjo është çështje për jetë a vdekje

basha-2.png

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i ndal akuzat ndaj kryeministrit Rama lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar në vend nga Covid-19.

Basha ka publikuar një video, teksa flet edhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që shihen qytetarët të cilët mbajnë rradhe nëpër spitale, dhe ankohen se qeveria nuk u ka rimbursuar asnjë ilaç.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!”– shkruan Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/363380088266644

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303