Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar nga afër me pronarë të bizneseve në Durrës, ku u ka shpjeguar planin me 5 pika për të përballuar pasojat e pandemisë deri në prill.
Basha ka theksuar dhe shpjeguar se plani i PD për pandeminë nuk është shpikje dhe s’ka lidhje me zgjedhjet, pasi duhet zbatuar tani deri në fillim të prillit.
Sipas tij, këto plane po zbaton edhe bota, madje dhe vende të rajonit si Kosova e Maqedonia teksa akuzon qeverinë se rri në TV dhe thotë se sa ka dhënë, kur duhet të thotë sa do japë.
Lulzim Basha paralajmëron se në tetor-nëntor rënie ekonomike do të thellohet prandaj që tani duhe zbatuar plani i opozitës me 5 pika pasi nuk bëhet fjala për luks, por për bukën e gojës së qytetarëve.

