Para disa ditësh, Bebe Rexha publikoi një fotografi ku shfaqej me fustan të bardhë si nuse dhe thoshte se e ke mbajtur private martesën. E gjitha kjo ka qenë një mashtrim pasi këngëtarja shqiptare po xhironte një klip muzikor.
View this post on Instagram
Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones, ku tregoi se veshja ishte për një rol. Madje me anë të një postimi në Instagram i kërkoi falje të gjithëve për mashtrimin.
“Videoklipi i ‘Harder’ tashmë është publikuar! Më vjen keq nëse ju mashtrova, por ishte kënaqësi dhe nuk do ta bëj përsëri (mbase). Ju dua!!!”, shkruajti Bebe.
/real-news.tv/

