TË FUNDIT

Bëri testin ndaj COVID, del përgjigja për vëllanë e Edi Ramës, ja si rezultoi

Tre pjesëtarë të ekipit të Partizanit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Me anë të një njoftimi, mes personave që ka kryer testin është edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, testi i të cilit sipas vetë klubit të Partizanit ka dalë negativ.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuara nga ISHP (Instituti Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe pavarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat