fbpx

Bes Kallaku është bërë shumë xheloz për Xhensilën

Screenshot_6-6.jpg

Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, u bënë prindër të një vajze që e quajtën Ajka.

Për çiftin e njohur, ky ishte një nga momentet më të bukura. Por duket se Ajka ka sjellë edhe një “shqetësim” mes Xhensilës dhe Besit.

Këngëtarja ka publikuar ditën e sotme disa video në “Instastory”, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj teksa udhëtojnë me makinë.

Në këto video, Xhensila ka zbuluar se Besi është bërë shumë xheloz dhe “fajtore” për këtë sipas tij është vogëlushja e tyre.

“Që pas lindjes së vajzës, ky djali këtu që duket i gëzuar, me humor, është bërë shumë xheloz edhe më thotë që ke filluar të mos më duash siç më ke dashur më përpara, ma ka marrë dashurinë Ajka. Por unë i them që nuk e dua dot më pak”, shprehet këngëtarja në videon e postuar në “Instastory”.


Ndërkohë në sfond nis kënga e Klajd Harunit “Nuk të dua dot më pak” këngëtarja dhe aktori deri më tani kanë vendosur që mos ta publikojë imazhin e vajzës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303