fbpx

Biologu ngre alarmin, ja ç’është gjetur te peshqit që rriten në ujërat tona

Biologu Eldores Sula ka qenë i ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ku ka ngritur alarmin për lëndë kancerogjene që gjenden tek peshqit që rriten në ujërat tonë.

Ai bëri publik një studim molekular të kryer sëbashku me disa ekspertë të tjerë shqiptarë dhe të huaj i botuar në “Aquatic Toxicology Elsevier”.

 “Kemi bërë një studim në një liqen në Shqipëri për të parë efektin e ndotësve dhe faktorëve të ndryshëm në gjallesa dhe në këtë rast në peshq, sepse janë sh të rëndësishëm në zinxhirin tonë ushqimor. Dhe nga vlerësimi që ne kemi bërë ka dalë që janë shumë të dëmtuar, kanë një kortizol të rritur njëlloj si tek njerëzit, kanë glicemi dhe dëmtime të qelizave, kemi bërë biopsi anatomë patologjike të indit të veshkës dhe mëlçisë dhe të gjitha këto na tregojnë se kanë pësuar dëmtim.

Dhe ne pastaj pasi pamë këtë gjë ku mund të jenë faktor dhe kemi parë që kishte hipoksi në liqen, kishte prani të disa lëndëve sintetike kimike shumë të rrezikshme që njihen si pesticide, PCP dhe metale të rënda. Nuk kanë dalë në vlera të jashtëzakonshme por për këto lëndë kimike dhe metale të rënda nuk ka një kufi dhe një prag ndjeshmërie.

Ajo që duhet të na shqetësojë në këtë studim, ne duke konsumuar këto peshq kemi rrezikun të marrin të bioshumuara këto lëndë, dhe pasi akumulohen në këto organizma dhe në një zinxhir tjetër që jemi ne bioshumohen dhe është shumë i madh 100 mijë fish më shumë. Është alarm për mendimin tim janë shumë të rrezikshme, sepse këto lloj lëndësh kimike janë kancerogjene dhe shkatërrojnë sistemin tonë endokrin të prodhimit të hormoneve të ndryshme.“, tha biologu.