fbpx

“Boll më”. Shpërthen Ylli Manjani: Koha për thirrje ka skaduar

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deputeti i LSI, Petrit Vasili dhe deputetet e PS, Erion Brace dhe Gramoz Ruci, duke dale nga rezidenca qeveritare, ne nje takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe Aleatet, ku kane diskutuar ne lidhje Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, Minister of Justice, Ylli Manjani, Finance Minister, Arben Ahmetaj, lamekaers, Petrit Vasili, Erion Brace and Gramoz Ruci, during a meeting with Parliament Speaker Ilir Meta and allies.

Ish-ministrin i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është drejtuar sot opozitës, e cila prej disa javësh i kërkon Qeverisë që të rialokojë fondet në buxhet në sektorin e shëndetësisë dhe në ndihmë të qytetarëve

Manjani thekson se fondet në buxhet nuk mund të rialokohen, pa u rialokuar më parë pluralizimi.

Postimi nga Ylli Manjani

E nderuar opozitë!

Nuk rialokohet më buxhet në këtë vend pa u rialokuar më parë pluralizmi, Parlamenti dhe qeveria. Kjo e fundit as që ka ndërmend të ndalë shterrimin e atij pak buxheti me tendera pa garë dhe pagesa koncensionesh e PPP.

Për të qenë i sinqertë deri në fund, duhet më shumë, pa dyshim. Duhet në RISTART i demokracisë, ekonomisë së tregut dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.

Por të fillojmë njëherë nga më të thjeshtat: pluralizmi, Parlamenti mbi qeverinë dhe normalitet ligjor me gjykata jo politike.

Koha për thirrje ka skaduar.

Shpalleni atë platformë, program, lëvizje a ç’keni ndërmend të bëni se ska më asnjë kuptim!

Bëhuni bashkë e hapni ato skalione politike për njerëzit që gdhihen e ngrysen në mllef pa e ditur se ku po shkojnë. Çfarë i pret..?! Si do mbijetojnë..?!

Nuk ka më as të pasur e as të varfër, as të majtë e as të djathtë, bisnesmenë e të papunë, me ose pa shkollë, i vjetër apo i ri që beson se qeveriset mirë.

Shumë madje besojnë se nuk qeverisen fare, por thjesht sundohen dhe i ruan zoti…!

Është e vërtetë që Rama ka fat, por duhet të ketë edhe afat!

#bollmë