TË FUNDIT

Boris Johnson falenderon votuesit, flet për të ardhmen e Brexit

Boris Johnson ka premtuar të sigurojë Brexit dhe të kthejë besimin e votuesve pasi ai i drejtoi Konservatorët drejt një fitoreje “historike” të zgjedhjeve të përgjithshme.

Kryeministri, i cili ka takuar Mbretëreshën për të kërkuar formimin e një qeverie të re, ka një shumicën në parlamentin britanik.

Ai tha se do të punojë fort dhe do të udhëheqë një “qeveri të popullit”.

Johnson ka falënderuar qytetarët për besimin dhe ka premtuar se do të rikthejë besimin e dhënë.

Nga ana tjetër, lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha se ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhje të tjera si drejtues i Laburistëve, në mes të akuzave për humbjen e partisë.

Ai tha se ishte “shumë i trishtuar” për rezultatin, duke shtuar se ai kishte marrë “më shumë abuzim personal” nga media gjatë fushatës sesa çdo kandidat tjetër.

Johnson deklaroi gjithashtu se referendumi i ri për daljen e vendit të tij nga Bashkimi Evropian (BE) është i pamundur.

“Kjo zgjedhje do të thotë se përfundimi i Brexit është vendim i pakthyeshëm dhe i padiskutueshëm i popullit britanik. Me këtë zgjedhje, mendoj se ne i kemi dhënë fund të gjitha kërcënimeve të hidhura për një referendumi tjetër”, deklaroi Johnson.

Siç e ka bërë këtë edhe më herët, Johnson premtoi se vendi i tij do të braktisë bllokun evropian deri më 31 janar.

“Braktisim BE-së si një Mbretëri e Bashkuar dhe e kthejmë kontrollin mbi të gjitha kufijtë, paratë, tregtinë tonë, sistemin emigrues”, tha Johnson.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat