fbpx

Boris Johnson i vendos djalit emrin e mjekëve që i shpëtuan jetën nga COVID-19

skynews-coronavirus-uk-boris-johnson-positive_4956540.jpg

Pak ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson u bë baba për herë të pestë.

Partnerja e kryeministrit ka treguar në Instagram se ata i kanë vendosur një emër domethënës të voglit, për të nderuar mjekët që u kujdesën për Johnson duke e shpëtuar nga Covid-19.

Djali i tyre është quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Wildred, është emri i gjyshit të Boris-it, Lawrie është emri i gjyshit tim, ndërsa Nicholas e quajtëm në nder të dy mjekëve, Nick Price dhe Nick Hart, që shpëtuan jetën e tij muajin e kaluar.”- ka treguar Carrie Symonds.

Symonds është rikthyer për të jetuar me Johnson, pasi më parë ishte izoluar në Camberwell, në Londrën e Jugut, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303