Boris Johnson mohon ndërhyrjen ruse

Kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi ditën e sotme se kurrë nuk kishte parë ndonjë dëshmi të ndërhyrjes ruse në demokracinë britanike.

“Nuk ka asnjë provë për ndonjë ndërhyrje ruse në proceset demokratike në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Johnson kur u pyet në lidhje me vendimin për të mos publikuar një raport parlamentar mbi pretendimet e ndërhyrjes ruse.

“Dhe për sa i përket këtij raporti të veçantë, unë nuk pashë ndonjë arsye që të ndryshoja momentin e bërjes publike të këtij raporti vetëm sepse ka zgjedhje të përgjithshme”, tha Johnson./real-news.tv/