Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka deklaruar se largimi nga BE-ja është pikë kthese e jashtëzakonshme për vendin e tij.
Ai shkroi në Twitter se tani do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që do të sjellë kjo dalje nga BE.
“Sonte jemi larguar nga BE, një pikë kthese e jashtëzakonshme në jetën e këtij vendi. Le të bashkohemi tani për të shfrytëzuar sa më shumë nga të gjitha mundësitë që Brexit do të sjellë dhe le ta lëshojmë potencialin e të gjithë Britanisë së Madhe”-shkroi Johnson në Twitter pasi Britania u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.
Tonight we have left the EU – an extraordinary turning point in the life of this country. Let us come together now to make the most of all the opportunities Brexit will bring – and let’s unleash the potential of the whole UK. 🇬🇧
— Boris Johnson (@BorisJohnson) January 31, 2020

