“Bosët e vërtetë…”. Ilir Meta ngre alarmin: Shpërthimi i…mjet shantazhi ndaj hallexhinjve…

meta-1.jpg

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka ngritur alarmin e shpërthimit të kanabasit gjatë një viti zgjedhor në Shqipëri duke theksuar se kjo tashmë është një traditë e njohur.

STATUSI NGA ILIR META

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303