Brad Pitt ishte i ftuar në ditëlindjen e ish-gruas së tij

Mund të duket e pabesueshme por Brad Pitt ishte pjesë e 50-vjetorit të lindjes se ish-gruas së tij Jennifer Aniston.

Aktroi 55-vjeçar është parë brenda festës të shtunën mbrëma në hotelin Sunset Tower në Los Angeles.

Çifti nisi lidhjen në vitin 1998, u martua në korrik të vitit 2000 dhe më pas njoftoi ndarjen në janar të vitit 2005.

Shfaqja e tyre e fundit publike ishte në tetor të vitit 2004 ndërkaq divorci i tyre u finalizua në tetor të vitit 2005.

Disa nga të ftuarit e tjerë në festën e ditëlindjes përfshinin Ellen DeGeneres, Katy Perry, Orlando Bloom, Robert Downey Jr., Jason Bateman, Barbra Streisand, Diane Keaton, David Arquette, Tom Ford, Rande Gerber, Jennifer Meyer./real-news.tv/