Brexit/ Arritja e një marrëveshje është ‘në thelb e pamundur’

Pas një telefonate  mes kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, burime të qeverisë britanike kanë deklaruar se marrëveshja për Brexit “është në thelb e pamundur”.

Thuhet se Johnson foli për propozimet për marrëveshje që i ka dorëzuar te BE-ja, por raportohet se Merkel e bëri të qartë se “ka fare pak gjasa” të arrihet një marrëveshje, bazuar në ato propozime.

Sipas medieve britanike, Merkel po ashtu tha se marrëveshja nuk do të jetë kurrë e mundur derisa Irlanda e Veriut nuk mbetet në unionin doganor.

Një zëdhënës i Merkelit deklaroi se ata nuk i zbulojnë bisedat konfidenciale.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, bëri një postim në Twitter, duke iu drejtuar kryeministrit britanik:

“Ajo çfarë është në rrezik nuk është të fituarit e një loje se kush do të marrë fajin përsipër. Në rrezik është e ardhmja e Evropës dhe e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe siguria dhe interesat e njerëzve tanë”.

Johnson ka thënë vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja në 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Një nga çështjet kryesore që e pengon marrëveshjen është e ardhmja e kufirit midis Irlandës Veriore – e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe do ta linte BE-në me pjesën tjetër të vendit – dhe Republikës së Irlandës, e cila është pjesë e BE-së./real-news.tv/