TË FUNDIT

Brexit/ BE dhe Britania arritën një marrëveshje

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të re për Brexit.

Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.

Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në rrjetin social Twitter.

Kemi një marrëveshje të re shumë  të mirë që kthen kontrollet e duhurs – tani Parlamenti duhet ta miratojë Brexit të shtunën, në mënyrë që të mund të diskutojmë çështje të tjera si kostoja e jetesës, NHS, krimi i dhunshëm dhe mjedisi ynë”, shkroi Johnson./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat