Reperi i njohur Capital T, është një prej meshkujve më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Ai ka fansa të shumtë anembanë trojeve shqiptare, të cilët e pëlqejnë dhe e mbështesin për muzikën e tij.
Mbrëmë, reperi ka befasuar fansat, derisa në llogarinë e tij personale, Instagram ka publikuar një fotografi pranë një vajze, së cilës ia ka fshehur fytyrën.
“I kam sytë te ti, je gjithçka që shoh”, shkruan Kapo pranë fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.
Nuk dihet nëse këngëtarit ia ka rrëmbyer zemrën bukuroshja në fjalë, por deri më tani ai ka thënë se është ‘single’. /real-news.tv/

