Ceremonia e hapjes së stadiumit të ri, zbulohen këngëtarët që do të performojnë

stadiumi.jpg

Ditën e nesërme do të inaugurohet stadiumi i ri në Tiranë, me ndeshjen kundër Francës.

Hapja e stadiumit do të shoqërohet me një ceremoni për hapjen dhe inaugurimin e stadiumit.

Janë publikuar disa nga emrat e këngëtarëve që do të këndojnë në hapje të stadiumit të ri në Tiranë.

Mësohet se hapjen e ceremonisë do ta bëjë Era Istrefi.

Era do të hapë spektaklin me këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”. Pas saj do të këndojë Flori Mumajesi këngën “Kuq e Zi”, dhe Aurela Gaçe do të këndojë “Xhamadani vija vija”.

Më pas në radhë, Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj do ta mbyllë Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “LaMarseillaise”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303