Çështja ‘Xhisiela’, gjykata sot mori vendim për Bashën dhe Ballën

Gjykata e Tiranës ka marrë sot një vendim në lidhje me procedimin  penal ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili i u kallëzua nga Taulant Balla i cili pretendonte kallëzim të rremë për çështjen Xhisiela.

Gjykata ka vendosur pezullimin e këtij vendimi.

Po kështu Gjykata ka pushuar çështjen edhe ndaj gazetarit Basir Çollaku dhe oficerit të Policisë Emiljano Nuhu. Pushimi i çështjes është kërkuar nga Prokuroria, ndërkohë që vendimi është marrë nga Gjykata me datë 18 shtator dhe tani ka marrë formë të prerë.

Taulant Balla konsideroi “grup të strukturuar” kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gazetarin Basir Çollaku dhe oficerin e Policisë, Emiljano Nuhu. Balla tha se ka edhe persona të tjerë të këtij grupi, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të marrë në pyetje Lulzim Bashën. Në padinë e tij, Balla kërkon hetimin e Lulzim Bashës për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kallëzimit të rremë për një krim të pakryer si dhe për fyerje.

Padia e deputetit socialist shkoi edhe për ish-oficerin Emiljano Nuhu për të njëjtat akuza ndërsa për kallëzim të rremë Balla akuzon edhe gazetarin Basir Çollaku.