TË FUNDIT

Çfarë ndodh prej ditës së sotme? Ja aktivitetet që nisin punë…

Prej muajsh në izolim, por duke nisur prej ditës së sotme, qytetarët shqiptarë do mund të lëvizin pa asnjë kufizim. Ka qenë Ministrja e Shëndetësisë ajo që shpalosi dje planin e masave lehtësuese që fillojnë prej ditës së sotme, ku pikë së pari të gjithë fëmijët do mund të rikthehen në kopshte e çerdhe. Po ashtu, do të rihapen kufijtë tokësorë pa detyrim karantinimi, përveç rasteve kur kjo do të vendoset nga autoritetet shëndetësore, nëse personat që hyjnë në Shqipëri do të vijnë nga shtete që kanë konfirmuar numër të madh të infektuarish.

Po ashtu, do të rifillojnë aktivitetin e tyre palestrat, qendrat e internetit , kurset profesionale ose edukative dhe konkurset e punësimit.

Ende nuk ka një datë për rifillimin e transportit publik, por kryeministri Rama ka deklaruar se po hartohet një plan për rifillimin e këtij aktiviteti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat