fbpx

Çfarë po ndodh me procesin e shkarkimit të presidentit Trump?

Trump-1.jpg

Demokratët dhe Republikanët vijojnë betejën e vështirë të shkarkimit të presidentit Donald Trump por çështja e dëshmitarëve e ka vonuar procesin.

Trump ka kërkuar që gjyqi të mbahet sa më shpejt, përpara se fushata zgjedhore e presidencialeve 2020 të arrijë kulmin e saj. Por kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ende nuk i ka dorëzuar Senatit dy akuzat zyrtare ndaj presidentit, atë të shfrytëzimit të postit dhe pengimin e drejtësisë.

Demokratët janë pakicë në senat, e për këtë arsye ata duan të marrin edhe të paktën 4 vota republikanësh për të kaluar në mazhorancë. Ata synojnë të kenë ndihmën e ish Ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, i cili deklaroi se ishte i gatshëm të dëshmonte nëse Senati ia kërkonte një gjë të tillë.

Një dëshmi e Bolton në Senat do t’u jepte Demokratëve shumë më tepër pikë pasi ai ishte për 17 muaj rresht këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit Trump deri sa ai e shkarkoi shtatorin e kaluar në një klimë mosmarrëveshjesh për politikat e SHBA ndaj Iranit, Koresë së Veriut dhe Afganistanit.

Avokati i John Bolton ka deklaruar se klienti i tij ka njohuri personale rreth takimeve dhe bisedave që lidhen me Ukrainën të cilat ende nuk janë diskutuar në dëshmitë e deritanishme.

Vendimi i senatit për çështjen e dëshmitarëve do të përcaktojë edhe datën kur do të mbahet gjyqi.

Megjithatë, shkarkimi i presidentit mund të bëhet vetëm me dy të tretat e votave, çka është thuajse e pamundur për Demokratët, të cilët nuk kanë numrin e nevojshëm të votave në Senatin me shumicë Republikanësh.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303