Cilat janë sekretet e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth?

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth  është një ndër çështjet që ka çuditur mediat rozë në mbarë botën.

Në të njëjtën ditë që ndarja u bë publike, Miley u fotografua duke pushuar e duke shkëmbyer puthje me Kaitlynn Carter.

Pasi Miley hyri në Twitter për të shkruar për përfundimin e martesës së tyre shtatë mujore, burimet afër Life & Style, tregojnë që Liam është i tmerruar se ajo mund të ndajë më shumë sekrete.

“Liam është i tmerruar nga ajo që Miley mund të zbulojë – seksin, grindjet, drogat dhe shumë më tepër,”

“Duket sikur makthi i tij më i madh po bëhet realitet!” shton burimi – i cili shpjegon se aktori është “një person jashtëzakonisht privat”.

Ata gjithashtu thonë se Liam do të çmendej- nëse Miley do të zbulonte të gjitha detajet për jetën e tyre seksuale.

Burimi pretendon se Liam do të “vdiste nga sikleti” nëse ajo do të tregonte, veçanërisht nëse ajo do të fliste për disa nga gjërat e çmendura që ata pretendonin se kishin bërë.

/real-news.tv/